Kosova

Ymeri për aktakuzat/ VV sot heshti, por reagimi më i mirë është që ta furnizojë Prokurorinë me dokumentacion

Visar Ymeri nga PSD ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka qenë ajo që para ca vitesh e ka kundërshtuar ashpër procesin e privatizimit.

Andaj ai ka thënë se sot ky subjekt, ku dikur vet ka qenë kryetar është dashur të dalë me një reagim pas ngritjes së aktakuzës ndaj 19 personave, ku në mesin e tyre janë katër ish ministra, njofton Klan Kosova.

“Flamujt politikë të përfshirë kanë ndryshuar me kalimin e kohës. Kemi një përbashkim dhe do të kisha uruar që asnjëra prej palëve të mos ketë ndërhyrje. Nëse e shohim në historikun e vonë ka pasë raste kur mund të dyshohet se ka pasë ndërhyrje politike për shpalljen të pafajshëm të personazheve”, ka thënë ai.

“Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti dhe të tjerët e trashëgojnë dhe gëzojnë popullaritetin e VV-së të ndërtuar ndër vite. Kundërshtimi ndaj privatizimit, negociatat me Serbinë… të heshtet sot – nuk kam parë ndonjë reagim, është e çuditshme dhe ka shumë hapësirë për të reaguar”.

“Për mua përveç reagimit publik, reagimi më i mirë që mund ta bënte LVV është furnizimi i Prokurorisë me dokumentacion lidhur me këtë rast”.

Ai ka thënë se Kurti, siç është shprehur, i dikurshëm do të reagonte pas një zhvillimi të tillë.

“Kritika e LVV karshi procesit të privatizimit ka pasë bazë të fortë. Albini që e kam njohur unë do ta bënte, ky që është zënë peng nga Kryeministri nuk e di. Mund të reagoj nesër pasnesër, por do të duhej të reagonte”.

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.