SPORT

Ylli i Liverpoolit: Ja çka na bëri Kosova, këtë s’duhet ta lejojmë të ndodhë

Trent Alexander-Arnold ka folur në prag të ndeshjeve të Anglisë në muajin tetor, të vlefshme për kualifikueset e Evropanit.

Mbrojtësi i djathtë i Liverpoolit, ka thënë se Anglia duhet ta përmirësojë mbrojtjen, për të pasur ndonjë shans që të triumfojnë në ‘Euro 2020’, transmeton Insporti

Në prag të ndeshjeve me Çekinë e Bullgarinë, Arnold nuk la pa përmendur Kombëtaren e Kosovës.

Anglia këtë të premte do të takohet me Çekinë, kurse të hënën udhëton te Bullgaria. Të dy këto kombëtare i kishte mundur edhe Kosova.

Por, ‘Tre Luanët’ mund ta sigurojnë pjesëmarrjen në kampionatin evropian që mbahet verën e ardhshme, në rast se e mundin Republikën e Çekisë të premten mbrëma në Pragë.

Përderisa sulmi dhe golat nuk janë aspak problem, me lojtarë si Harry Kane, Raheem Sterling e Jadon Sancho, Anglia po kalon nëpër probleme të dukshme në vijën e mbrojtjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.