SPORT

Ylli i Bayer aksidentohet, pas vizitoi djalin e tij në spital

Jerome Boateng e përplasi Mercedesin e tij në një pengesë autostrade dhe shkaktoi një dëm prej 25 mijë eurove pasi vizitoi djalin e tij të sëmurë në spital.

Gazeta gjermane Bild raporton se mbrojtësi ishte duke u kthyer nga Leipzig, ku kishte parë djalin e tij Jermar.

Qendërmbrojtësi i Bayernit po udhëtonte për në Mynih afër Selbitz në Bavarinë veriore, kur pretendohet se një ndryshim i motit bëri që makina e tij të dilte nga rruga, transmeton lajmi.net.

Raportohet se Boateng nuk ishte duke vozitur shpejtë, por po voziste me goma verore dhe ndërsa ai u përpoq të ndërronte korsitë në dëborë dhe shi, makina humbi rrugën dhe u përplas në barriera.

Pavarësisht se shkaktoi dëme në vlerë prej 25 mijë euro, 31-vjeçari i nuk pësoi lëndime.

Ai kishte leje nga kampionët e Bundesligës Bayern për të humbur një seancë stërvitje në shtëpi për të vizituar djalin e tij në spital.