SPORT

Ylli brazilian reagon pas lajmeve se i është bashkuar Real Madridit

Talenti brazilian i Flamengos, Reinier Jesus, ka reaguar ndaj lajmeve se do të transferohet në Real Madrid, duke thënë “të presim dhe të shohim”.

Këtë muaj u raportua se 17-vjeçari do t’i bashkohet Real Madridit për 35 milionë euro, sapo t’i mbushë 18 vjet më 19 janar, transmeton Gazeta Express.

I pyetur për të ardhmen pas një seance stërvitore me ekipin kombëtar U23 të Brazilit, Reinieri ishte i shkurtër: “Të presim dhe të shohim”.

Reinieri – i cili krahasohet me ish-yllin e Madridit dhe Brazilit Kaka – i ka shënuar gjashtë gola në 14 paraqitje për Flamengon në Serie A të Brazilit sezonin e kaluar, duke e fituar titullin me të.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483