Kosova

YIHR nesër proteston para zyrës së avokatit Tomë Gashi, shkaku i sjelljes së tij ndaj lypësit

Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR), nesër do të protestojë para zyrës së avokatit Tomë Gashi.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se protesta do të fillojë në ora 12:00, dhe do të protestohet për sjelljen abuzive dhe shkeljen e të drejtës themelore për dinjitet.

“Avokati Tomë Gashi është parë duke shqelmuar paratë dhe abuzuar verbalisht një person i cili po kërkonte lëmoshë në sheshin Nënë Tereza në Prishtinë. ‘Youth Initiative for Human Rights Kosovo’ – YIHR KS dënon fuqishëm sjelljen abuzive të avokatit Tomë Gashi dhe gjithmonë do të vazhdojë të kundërshtojë akte të tilla të dhunës”, thuhet në njoftimin për media.

Ndryshe, avokati Gashi para disa ditësh është incizuar duke shkelmuar paratë e një lypsari në sheshin “Nënë Tereza”, në Prishtinë.

Gashi ka thënë se ka shqelmuar paratë e lypsarit pasi që ai është ofenduar rëndë.

“Këta janë punëtorë të njerëzve me ‘Mercedesa’ dhe për këtë situatë nuk ka ndërmarrë askush asgjë. Me pas goditur unë lypsarin ai nuk do të kishte qëndruar aty hiç. Ju nuk e dini se çfarë ka thënë ai person. Me ta përmend ty nënën, si të duket? Nuk e shoh të arsyeshme të kërkoj falje për goditje të plastikës – kjo më duket budallaki. Ata janë një grup i organizuar prej kriminelëve. Me qindra herë janë thirrur organet kompetente”, ka pohuar Gashi për media.

Veprimin e Gashit e kanë dënuar edhe Oda e Avokatëve të Kosovës, të cilët e kanë quajtur të papranueshme dhe johumane sjelljen e anëtarit të saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.