Hi Tech

Xiaomi raporton të hyra rekorde për tremujorin e tretë, por edhe rënie në shitjen e telefonave

Të hyrat e tremujorit të tretë për vitin 2019 nga Xiaomi janë më të lartat deri më tani dhe janë 7.63 miliardë dollarë. Është interesante që departamentet e kompanisë për IoT dhe Smart Home janë më meritorët për këtë rezultat, ndërsa departamenti për telefona ka pësuar një rënie të lehtë, raporton GSMArena.

Shitjet e telefonave akoma përbëjnë pjesën më të madhe të shitjeve totale me 4,59 miliardë dollarë, por kjo e paraqet një rënie prej 7.8 për qind në nivel vjetor, shkruan KOHA Ditore. Gjatë tremujorit të tretë Xiaomi i ka livruar 32.1 milionë telefona, duke e vendosur kështu kompaninë në vendin e katërt globalisht (me një hise në treg prej 9.2%, sipas analizës së Canalys).

Pajisjet IoT dhe elektronikat e tjera të konsumit kanë regjistruar të ardhura totale prej 2.22 miliardë dollarësh, gjë që paraqet një rritje prej 44.4% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Departamentet për TV dhe laptopë të Xiaomi regjistruan të ardhura prej 824 milionë dollarësh, me një rritje vjetore prej 36.5 për qind.

Fitimi neto i kompanisë për nëntë muajt e parë të këtij viti arriti në 1.3 miliardë dollarë, një rritje kjo prej 37.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.