Hi Tech

Xiaomi punon në kamerën 108 megapikselëshe për smartphonin e ri

Xiaomi po planifikon ta plasojë në treg smartphonein me kamerë prej 108 megapikselësh.

Xiaomi njoftoi përmes rrjetit social Weibo se po bashkëpunon me Samsungun për ta zhvilluar një kamerë e cila do të bëjë foto me 12.032×9.024 pikselë.

Ende nuk dihet data e saktë e paraqitjes së telefonit inteligjent me kamerë prej 108 megapikselë, ndërsa në materialin promovues të Xiaomi thuhet “see you later” (shihemi më vonë).

Kjo me siguri tingëllon si një kërcim jashtëzakonisht i madh duke marrë parasysh që smartphonët e sotëm kanë kamera deri në 48 megapiksel. Xiaomi do të jetë i pari në treg që do ta plasojë në treg një smartphone me një kamerë prej 64 megapikselësh dhe ai do të shfaqet në Indi në tremujorin e katërt të këtij viti, shkruan KOHA Ditore. Për këtë smartphone do të përdoret sensori i Samsungut GW-1 me një madhësi të pikselëve prej 0,8 mikronësh, ndërkohë që do të përdoret teknologjia për biningun e pikselëve për të krijuar foto fantastike prej 16 megapikselësh. Cilësinë do ta rritë teknologjia Tetracell falë së cilës fotot prej 16 megapikselëve do të jenë më të ndritshme pavarësisht kushteve të dobëta të dritës së ambientit. Gjatë ditës do të bëhen fotografi më gtë detajuara prej 64 megapikselësh, ndërsa teknologjia 3D HDR do ta përmirësojë cilësinë e fotografive dhe videove, madje edhe në kushte të dobëta ndriçimi.

Xiaomi nuk i ka publikuar detajet për kamerën e ardhshme prej 108 megapikselëve, por pritet që përmes teknologjisë së biningut të pikselëve të bëhen fotografi prej 27 megapikselësh me të cilat do të mund të manipulohet më lehtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.