SPORT

Xhudisti Arbër Kullashi i argjendtë në Itali, lëndohet Shpat Zekaj

Xhudisti Arbër Kullashi ka rrëmbyer medaljen e argjendtë në turneun ndërkombëtar të mbajtur Alpe Adria në Lignano të Italisë.

Këtë e bën të ditur Driton Kuka përmes një postimi në Facebook, derisa konfirmon se xhudisti tjetër, Shpati Zekaj është lënduar.

E sot garuan edhe Rios Kuka, Selim Berisha, e Arbër Nikqi, por pa ndonjë sukses.

“Arbër Kullashi i argjendtë në kategorinë 81 kilogramë. Sot në Lignano garuan juniorët U2` dhe Abi u stolis me medalje pas një dite me 7 luftëra gjithsej, nismë e mbarë e tij për këtë vit. Favoriti për medalje Shpati Zekaj erdh deri në gjysmëfinale, ku pësoi një lëndim dhe u desh të ndërpres garat, shpresojmë që lëndimi të mos jetë i rëndë”, ka shkruar Kuka.

Tutje ai ka shkruar se Rios Kuka, kategoria 90 kg, shënoi dy fitore dhe arriti në çerekfinale dhe mandej pësoi humbje, e sipas Driton Kukës, ai ka mungesë përvoje në gara ndërkombëtare diç që sivjet do mundohet ta fitojë.

“Selim Berisha e Arbër Nikqi fituan nga një fitore mandej u eliminuan dhe mbetën pa plasman. Kosova nga kjo garë kthehet me tri medalje të të gjitha ngjyrave”, ka shkruar Kuka.

Kujtojmë se dje në këtë garë Dardan Cena kishte rrëmbyer të artën, derisa Anes Veseli të bronztën.