SPORT

Xherdan Shaqiri ‘shpërthen’ në Instagram pas fitores historike, paralajmëron kundërshtarin e radhës

Xherdan Shaqiri është shprehur tejet i kënaqur me triumfin e Liverpoolit mbrëmë në gjysmëfinalen e dytë të Ligës së Kampionëve.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Camp Nou”, Liverpooli pësoi humbje 3:0 nga skuadra katalunase.

Megjithatë, mbrëmë në “Anfield”, Liverpooli e ktheu rezultatin në 4:0 për ta prekur finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.

Nga minuta e parë në këtë ndeshje luajti edhe mesfushori nga Kosova, Xherdan Shaqiri.

Shaqiri kontribuoi me një asistim në fitoren e Liverpoolit, ndërkaq pas ndeshjes u shpreh i emocionuar.

“Gjithmonë besoni. Ne jemi Liverpooli. Elhamdulilah”, shkroi Xherdan Shaqiri në Instagram.

Ndryshe, kjo finalja e dytë për Xherdanin në karrierën e tij në Ligën e Kampionëve, teksa të parën e arriti me Bayern Munich në vitin 2013.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483