SPORT

Xherdan Shaqiri fut në konflikt Zvicrën me FIFA-n

FIFA publikoi pak ditë më parë një listë me të gjitha informacionet e 736 futbollistëve pjesëmarrës në Kupën e Botës.

Përveç emrave, datës së lindjes, moshës dhe pozicionit në fushë, FIFA tregoi gjithashtu edhe gjatësinë trupore.

Futbollisti shqiptar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, bënte pjesë në 3 futbollistët me të shkurtër të kompeticionit.

Në lidhje me këtë gjë kanë reaguar edhe mediat zvicerane si dhe vetë futbollisti.

Sipas tyre, informacioni i FIFA-s është i gabuar dhe Shaqiri nuk është 165 centimetra i gjatë siç u raportua, por 169 centimetra. Pra e kanë zvogëluar 4 centimetra.

FIFA njoftoi se të dhënat i merr nga shoqatat dhe nuk ka qenë tendencioz informacioni për Shaqirin.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.