Xhensila Myrtezaj përforcon më shumë dyshimet për ndarjen nga Bes Kallaku: Mjafton të kem diell dhe fëmijët e mi

Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj, po vazhdon të forcojë më shumë thashethemet se është ndarë nga bashkëshorti i saj, Bes Kallaku.

Edhe pse po flitet prej kohësh, një konfirmim zyrtar akoma nuk është bërë nga ana e tyre.

Artistja shqiptare së fundmi ka ndarë një video në rrjete sociale, ku duket më e lumtur se kurrë.

“Mjafton të ketë, diell, Ajkë dhe Amen”, ka qenë përshkrimi i bërë.

Kjo ka lënë të dyshohet edhe më shumë për distancimin nga aktori e komediani i njohur.

Të njëjtit tashmë nuk ndiqen as në rrjete sociale, e madje kanë fshirë edhe imazhet e përbashkëta.

Sidoqoftë, dyshja ndajnë bashkë dy fëmijë: vajzën Ajka dhe djalin Amen.

Go to TOP