Kosova

Xhemal Ahmeti e quan “Terrorist me letra” gjatë përplasjes Fuad Ramiqin

Debati mes ushtarakut Fuad Ramiqi dhe publicistit Xhemal Ahmetit në emision ka devijuar pas akuzave të ndërsjella.

“Ti je nxënës i Enver Hoxhës, Jeton në Zvicër por kultivon vlerat e tij”, tha Ramiqi për Ahmetin.

“Ndërsa ti je ushtar i armatës jugosllave”, ia ktheu ai.

“Unë jam ushtar i armatës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ia ktheu përsëri Ramiqi.

“Ti je terrorist me letra nuk e di pse të thërrasin nëpër emisione.”, ia ktheu ai. “Do t’i mbajë mend këto fjalë tuaja. Do të të padisë”, shtoi Ramiqi.