Kosova

Xhelal Sveçla takohet me komandantin e KFOR –it në Kosovë, Michele Risi

U.d i ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Xhelal Sveçla ka pritur në takim komandantin e KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Michele Risi.

Në këtë takim u diskutua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend, për menaxhimin e situatës dhe për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se gjendja e sigurisë në Kosovë është stabile, por apeluan që përkundër zbutjes së kufizimeve që do të ndodhin gjatë ditëve në vijim, qytetarët të jenë të kujdesshëm.