Bota

Xhamia e Ajasofjes mirëpret besimtarët për faljen e Kurban Bajramit, 86 vjet…

Xhaminë e Madhe të Ajasofjes (bëhet fjalë për Shën Sofjen në Stamboll – sqarim ynë) është falur namazi i Bajramit të parë pas 86 vjetësh me pjesëmarrjen e mijëra qytetarëve që mbushën xhaminë brenda dhe zonën përreth, raporton AA.

Mijëra qytetarë përjetuan emocionin e namazit të parë të Bajramit në xhaminë e Ajasofjes në Stamboll, e cila u përdor si kishë për 916 vjet dhe më pas si xhami nga viti 1453 deri në 1934. Pas kësaj me një vendim të marrë ajo ofroi shërbim si muze dhe javën e kaluar u rihap sërish për adhurim me faljen e namazit të xhumasë.

Qytetarë nga Stambolli dhe të ardhur nga qytete dhe shtete të tjera mbushën xhaminë dhe sheshin e Ajasofjes me dëshirën për të falur namazin e Kurban Bajramit. Ndërkohë është vërejtur intensitet në pikat e sigurisë që u formuan në zona të ndryshme për vajtjen në drejtim të xhamisë.

Qytetarët falën namazin e bajramit me sexhadet e sjella me vete mbi hasrat e shtruara në sheshin e Ajasofjes në vendet e përcaktuara nga bashkia me qëllim respektimin e rregullit të distancimit dhe kryerjen e adhurimit në një mjedis komod.

Para namazit të Bajramit, myftiu i Stambollit, Prof. Dr. Mehmet Emin Maşalı lexoi lutjen dhe namazi i parë i Bajramit pas 86 vitesh në Ajasofje u fal nga kryetari i Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet), Prof. Dr. Ali Erbaş.

Po ashtu namazin e parë të Bajramit në Ajasofje e falën edhe kreu i Parlamentit të Turqisë, Mustafa Şentop, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Adil Karaismailoğlu, guvernatori i Stambollit Ali Yerlikaya, deputeti i partisë AK për Stambollin Ahmet Hamdi Çamlı dhe kryetari i bashkisë Fatih, Mehmet Ergün Turan.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.