SPORT

Xhaka kalon kohën e lirë me vajzën e tij, publikon foton më të ëmbël në rrjetet sociale

Granit Xhaka dhe gruaja e tij, Leonita, para më shumë se dy muajve janë bërë prindër për herë të parë.

Më 7 tetor të këtij viti, Leonita solli në jetë një vajzë e cila u pagëzua me emrin, Ayana. E duket se kohën e lirë, Graniti gjithnjë po e kalon me të.

Arsenali zhvilloi sot stërvitjet me kryetrajnerin e ri, Mikel Artetan, para dy ndeshjeve të fundit për këtë vit.

‘Topçinjët’ fillimisht më 26 luajnë në udhëtim te Bournemouthi, kurse më 29 dhjetor e presin Chelsean në ‘Emirates’.

Image result for xhaka me vajzen e tij

E pas stërvitjeve, futbollisti nga Kosova ka shfrytëzuar kohën e lirë me vajzën e tij, teksa ka publikuar një foto së bashku me të.

“Nuk ka nevojë për fjalë” – ka shkruar Xhaka krahas fotos ku ai dhe vajza e tij shfaqën të buzëqeshur.