Xhaka deklarohet pas fitores së madhe ndaj Turqisë, shpreson që Zvicra të kalojë në fazën e eliminimit direkt

Granit Xhaka është deklaruar pas ndeshjes që Zvicra e fitoi ndaj Turqisë në kuadër të fazës së Grupeve në Euro 2020.

Helvetikët fituan 3-1 ndaj turqve me dy golat e Xherdan Shaqirit dhe Haris Seferovic, gjersa për këta të fundit realizoi Irfan Khavecit.

Xhaka ka thënë pas ndeshjes se ata e merituan ta fitonin këtë ndeshjes, derisa duhet të presin nëse mund të kalojnë në 1/8 e finales nga vendi i tretë apo jo.

“Pas ndeshjes ndjeva se treguam se çfarë jemi në gjendje të bëjmë. Tani duhet të presim, por kemi ende shumë shpresa”, ka thënë fillimisht mesfushori.

“Duhet të jemi të duruar dhe të shohim çfarë ndodh në ndeshjet e tjera. Mendoj se kemi luajtur një ndeshje të mirë sot”.

“Ishte ndeshje e madhe nga ne dhe e meritonim të fitonim ndaj Turqisë”, ka shtuar më tej Xhaka.

Zvicra e mbylli fazën e grupeve në vendin e tretë, aq sa ka edhe Uellsin në të dytin që u kualifikua së bashku me Italinë, derisa Turqia nuk mori asnjë pikë. 

Go to TOP