Kosova

Xhafer Gashi thotë se KEK-u nuk po i zbaton dy marrëveshje me Komunën e Obiliqit – Ka një paralajmërim

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, përmes një komunikate për media, ka reaguar ashpër ndaj Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Sipas Gashit, KEK-u, është duke u shkelur dy marrëveshje: njëra për punësimet e banorëve të Komunës së Obiliqit dhe e dyta për investimet e premtuara në gjelbërimin e kësaj zone.

Këto dy gjëra, kanë shtyrë këtë reagim të kryetarit të Obiliqit, i cili vjen nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Si reagim ndaj këtyre veprimeve të KEK-ut, Gashi ka thirrur seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin Komunal të Obiliqit, për ditën e martë.

Komunikata e plotë nga zyra e kryetarit të Obiliqit, Xhafer Gashi

Drejtuar medieve dhe opinionit të gjërë;

I indinjuar dhe revoltuar tej mase me zhvillimet e fundit në Korporaten Energjetike të Kosovës, me punësime dhe investimet në komunën që unë drejtoi, komunën e Obiliqit, të nderuar më lejoni të rikujtojë për të saten here obligimet që KEK-u ka ndaj komunitetit tani e sa vite që operon në komunën tone e së fundmi ky obligim i ceket edhe me Ligjin për Zonën e Rrezikuar Mjedisore të Obiliqit (Ligji NR.05/L-044), si dhe Vendimin e kryeministrit Ramush Haradinaj (Vendimi Nr.13/89, date:12.02.2019)

Ashtu siç e dini, territori prej 105 km2 i komunës, 72% shfrytëzohet nga KEK-u, e shpallur kështu zone me interes të veçantë, po ashtu degradime të shumta si në sipërfaqet e tokave bujqësore ashtu edhe në ambientin dhe mjedisin tone, e të cilat kanë sjell te sëmundjet e rënda e edhe tek shpronësimet e popullësisë.

Për këto vite fshati Hade dhe fshati Shipitullë kanë mbetur nën ndikimin e fatit, deri në kohën kur realizuam Ligjin për Obiliqin, ndërsa edhe sot e kësaj dite KEK-u nuk merr dhe nuk mbartë përgjegjësitë e tij karshi demit që u shkakton komunitetit, e për të cilat duhet të bëjë kompensimin.

Të nderuar qytetar,

Nuk e dijmë deri kur duhet duruar këto padrejtësi, kur përveç që KEK-u nuk respekton Ligjin dhe Vendimin, e nuk pranon në punësim, në kushtet e barabarta me prioritet qytetarët e Obiliqit, të njejtit po atë ditë të listes së publikimit me punëtorët e pranuar, hap konkurs të rregullt prap!

Shkelje e dyfisht!

Premtimet dhe zotimet në investimet në ambient, gjelbrim dhe parqe po ashtu që nga muaji mars i 2018, ende asnjë realizim nga KEK-u.

Të nderuar,

Fshati Hade e Shipitullë përsëri temë diskutimi, shpronsimi dhe ende pa një zgjidhje, tema e rikthyer

Pas takimeve të shumta me Qeverinë, ministritë gjegjëse dhe Korporaten Energjetike të Kosovës, ishte koha kur KEK-u do të respektonte kërkesat e komunitetit, por si duket KEK-ut nuk i bëhet vonë,

Prandaj të nderuar,

U ftoi të gjithë ju që keni aplikuar e ju është shkelur e drejta juaj në këto konkurse të paraqitni ankesat e juaja në adresat e duhura te organet kompetente,

Po ashtu banorët e fshatit Hade e Shipitullë,u ftoi neser (11.05.2019)në ora 17:00, në sallën e kuvendit komunal, takim për të diskutuar shqetësimet tona,

Po ashtu me datë: 14.05.2019 ( e marte), nga ora 10:00, do të mbajmë séance të jashtzakonshme,

Të nderuar,

Ne jemi të vendosur për të drejtat tona dhe nuk do të ndalemi deri në realizimin e tyre, në të gjitha format.

Besoj në përkrahjen tuaj!

Deklarata e Kryetarit të Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi.

Zyra për informim,Obiliq.