Kosova

Xhaçka: Një ditë e madhe për Kosovën

Ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, me rastin e mbajtjes së zgjedhjeve ka thënë se sot është një ditë e madhe për Kosovën.

“Urojmë për një garë të qetë e qytetare siç e meritojnë qytetarët kosovarë. Kjo është një kohë vendimtare për shqiptarët në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Mal të Zi e kudo. Një kohë për t’i treguar Europës e botës maturi e mençuri”, shkruan ajo në Facebook.

Një ditë e madhe për Kosovën 🇽🇰! Urojmë për një garë të qetë e qytetare siç e meritojnë qytetarët kosovarë. Kjo është…

Posted by Olta Xhacka on E Diele, 14 Shkurt 2021