SPORT

Wolves ndalon Arsenalin

Skuadra e Arsenalit ka pësuar humbje nga Wolves. Rezultati përfundimtar në ndeshjen e së dielës ishte 2-1.

Golin e parë në ndeshje e shënuan mysafirët ku pas një tollovie të krijuar në zonën e Arsenalit, Neto për mrekulli e gjeti hapësirën dhe shënoi për 1-0.

Mirëpo tre minuta më vonë, në të 30-ten, Gabrieli bukur me kokë qëlloi topin pas një harkimi dhe barazoi shifrat.

Kjo nuk ishte e gjitha. Pak para fundit të pjesës së parë, Wolves shënuan gol. Këtë e bënë përmes Podence, i cili me një goditje në cep të portës, e ktheu epërsinë për skuadrën e tij.

Me këtë humbje të shkaktuar, skuadra e Mikel Artetas renditet në pozitën e 14-të, me 13 pikë në total ndërsa Wolfes është në të gjashtën, me 17 sosh.