Hi Tech

Windows 10 aktualisht përdoret në mbi 900 milionë pajisje

Microsofti ka njoftuar se sistemi operativ i kompanisë Windows 10 është duke u përdorur në mbi 900 milionë pajisje.

Zyrtari i kompanisë Yusuf Mehdi e postoi këtë arritje në Twitter, duke theksuar se Microsofti në 12 muajt e fundit ka shtuar më shumë pajisje të reja me Windows 10 se kurrë më parë, raporton Engadget.

Pajisjet, në të cilat është instaluar Windows 10, përfshijnë PC, konzola Xbox One, telefona, HoloLens, Surface Hub, pajisje IoT dhe çdo gjë tjetër që mund ta përdorë Windows 10, shkruan KOHA Ditore.

Sugjerohet që nëse kompania vazhdon të shtojë përdorues me këtë ritëm, Windows 10 do të jetë i instaluar në një miliard pajisje në fillim të vitit 2020. Kjo është veçanërisht mbresëlënëse kur dihet se Microsofti në mars njoftoi se Windows 10 ishte i instaluar në 800 milionë pajisje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.