SPORT

Wilderin e kishte paralajmëruar Fury, që do të humb ndeshjen, por të dytë fituan miliona euro

Tyson Fury ka arritur një fitore spektakolare në Las Vegas përballë amerikanit Deontay Wilder.

Boksieri britanik fitoi meçin me nokaut teknik, pasi ekipi i Wilder e hodhi peshqirin duke dorëzuar meçin.

Tani mund të ndodh trilogjia mes dy boksierëve të peshave të rënda.

Është një klauzolë që humbësi në këtë rast Wilder duhet ta aktivizojë nëse dëshiron edhe një rimeç.

Wilder për ta zhvilluar ndeshjen e tretë ndaj Furyt duhet të aktivizojë klauzolën brenda 30 ditëve.

Në këtë rast shuma e parave që do të ndahet do të jetë 60-40% në të mirë të britanikut Fury.

Bëhet fjalë për një shumë mbi 50 milionë euro që do të ndahet mes dy boksierëve.

Fury e kishte paralajmëruar fitoren e tij dhe trilogjinë që do të mund të ndodhë para fitores së mbrëmshme.

“Kam një trilogji me Deontay Wilderin. Pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë. Pastaj, ku i dihet? Ndoshta një meç të katërt apo të pestë”.

“Janë shumë para në xhep për të (Wilderin), prandaj do të kërkojë rimeçin. Unë do të fitoj, prandaj sido që të ndodhë do ta kem rimeçin. Krejt çfarë bëj unë është fitore, fitore, fitore, pavarësisht gjithçkaje. Pos nëse ndodh barazim”, ishte shprehur Fury.