SPORT

Wilder synon të kalojë idhullin Muhammad Ali

Boksieri amerikan Deontay Wilder synon të kalojë idhullin e tij Muhammad Ali, me një fitore të shtunën mbrëma ndaj britanikut Tyson Fury.

Wilder është i bindur se do të fitojë me nokaut ndaj Furyt për të bërë mbrojtjen e radhës të titullit të botës.

Wilder 34-vjeçar do të mbrojë për herë të 11-të rresht titullin e botës në versionin WBC në peshën e rëndë dhe nëse ia del do të kalonte rekordin e Muhammad Ali me dhjetë mbrojtje.

Wilder 34-vjeçar po synon të bëjë mbrojtjen dhje rresht të titullit të botës në peshën e rëndë në versionin WBC dhe të barazojë rekordin e legjendës Ali.

“Do të jetë një ndjenjë e jashtëzakonshme, mbrojtja e 11-të e titullit”, ka thënë Wilder në konferencë për media të mbajtur të martën mbrëma në Las Vegas, ku kishte numër të madh të përkrahësve.

“Kur u futa në boks plani im ishte të fitoja disa dollarë për vajzën time. Kurrë nuk kam menduar se do të bëhem kampion bote në peshën e rëndë dhe do të barazohem me idhullin tim Muhammad Ali-n. Me të mposhtur Furyn me nokaut të rëndë, do të shkojë edhe më tutje dhe do të thyej rekordin e të bëjë gjëra të jashtëzakonshme”.

Wilder do të ishte vetëm prapa Joe Louisit, Larry Holmesit dhe Wladimir Klitschkos në listën për më së tepërmi mbrojtje rresht të titullit të botës në peshën e rëndë.

Do të jetë përballja e dytë mes Wliderit e Furyt, pasi e para në dhjetor të vitit 2018 kishte përfunduar me barazim.

Interesimi për përballjen është shumë i madh. Kompania promovuese Top Rank po shet bileta me vlerë 100 dollarë për tifozët për të shikuar duelin në ekrane gjigante në një nga pesë arenat nëpër qytetin e Las Vegasit.

Fury në konferencën për media të martën erdhi me një Ferrari kabrio, ndërsa pati pritje të zjarrtë.

“Do të bëjë presion e presion, të kthejë atë në defensivë nga raundi i parë dhe ta mbajë ashtu. Unë do të nokautoj atë”, ka thënë Fury.

Wilder ka fituar 42 meçe (41 KO) dhe ka një barazim në 43 meçe në boksin profesionist. Fury ndërkohë ka 29 fitore e një barazim.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.