SPORT

Wilder mund të paguhet që të hap rrugë për meçin Fury – Joshua

Deontay Wilder mund të lëshojë rrugë për t’ia mundësuar Tyson Furyt që të përballet me Anthony Joshuan, ndonëse ai ka thënë se do të përdor klauzolën që ia siguron meçin e tretë me Furyn.

Kështu ka thënë Eddie Hearn, promotori i Joshuas. Fury arriti fitore të madhe javën e kaluar ndaj Wilderit për të siguruar titullin e botës në versionin WBC të kategorisë së rëndë. Tani tifozët e boksit po e kërkojnë një luftë unifikuese për titujt e botës në mes të Furyt dhe Joshuas. Joshua mban titujt e botës në versionet tjera.

Te një meç mes Furyt e Joshuas mund të vijë që në qershor, ka thënë Eddie Hearn.

“Po të isha Deontay Wilder, nuk do të doja atë luftë me Furyn deri në shtator apo tetor. Kështu që janë dy gjëra që mund të bësh. E para, që t’iu mundësohet Joshuas dhe Furyt të përballen në qershor apo korrik dhe më pas Wilderi të boksojë me fituesin në nëntor apo dhjetor. E dyta, të boksosh shpejt me Furyn dhe t’a mundësosh Joshuas të përballet me fituesin. Por të gjitha mund të zgjidhen me para. Ju e dini çka po mendoj”, ka thënë Hearn për BoxingScene.com.

Promotori i njohur ka shtuar se “padyshim që duhet të bëhet një marrëveshje për t’ia dhënë Wilderit paratë që ai të lëshojë rrugë dhe kështu të bëjë të mundur luftën Fury – Joshua”.

Joshua duhet të përballet me Kubrat Pulvein, që është kundërshtar i detyrueshëm. Por Hearn thotë se kjo mund të zgjidhet pasi Bob Arum përfaqëson Furyn dhe Pulevin.

“Por Anthony Joshua nuk dëshiron të pret deri në shtator apo tetor për të boksuar sërish”, ka thënë Hearn.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483