
Deontay Wilder dhe Luis Ortiz përsëri janë përballur mes vete dhe përsëri fitues është boksieri amerikan.
Dueli i dy boksierëve është zhvilluar në Las Vegas dhe ka qenë një duel spektakolar, ku Wilder në fund ka triumfuar falë nokautimit që i bëri kundërshtarit.
Ishte një meç spektakolar nga dy boksierët, por që nuk shkoi deri në fund, pasi amerikani në raundin e shtatë i dha fund dilemës se kush do ta fitojë këtë përballje.

Po zhvillohej raundi i shtatë, kur Wilder me një goditje të tmerrshme në kokën e Ruiz e nokautoi boksierin kubanez për ta fituar meçin.
40-vjeçari pasi pranoi atë goditje në kokë nuk mundi të ngrihej në këmbë dhe Wilder e fitoi edhe meçin e dytë përballë tij, pasi të njëjtën gjë e kishte bërë edhe në vitin 2018.

Për 34-vjeçarin amerikan, kjo ishte fitorja e 41-të në karrierë, ndërsa e 40-ta me nokaut.
Wilder vazhdon të mbretërojë si kampion bote në WBC.
Wilder ROCKED his ass. This is insane. You can see the moment the soul of Ortiz left his body. That’s not sweat. That’s his spirit. It’s gone into the ether. #WilderOrtiz2 #BombSquadpic.twitter.com/1qhn6hxMPj
— Pablo Escobarner (@PabloEscobarner) November 24, 2019
Deontay Wilder folded Ortiz! ?
— Complex Sports (@ComplexSports) November 24, 2019
SHEESH!
(via IG/ticket_jerry) pic.twitter.com/H0ZPv8a4NU