SPORT

Wijnaldum refuzon kontratën e re të Liverpoolit – holandezi e do kalimin te Barcelona

Georginio Wijnaldum e dëshiron me ngulm kalimin te Barcelona në këtë afat kalimtar.

Mesfushori holandez është duke u kërkuar nga Ronald Koemani, për të përforcuar mesfushën e Blaugranasve.

Sipas asaj që raporton Football Insider, Liverpooli i ka ofruar kontratë të re lojtarit, mirëpo ky i fundit e ka refuzuar atë.

Kontrata aktuale e Wijnaldum me The Reds skadon në qershorin e vitit të ardhshëm, andaj klubi anglez rrezikon të humbë me parametra zero.

Holandezi dëshiron t’i bashkohet Barcelonës, derisa vlera aktuale e tij në tregun e transferimeve është 40 milionë euro.

Jurgen Klopp mund të pajtohet me shitjen e tij, pasi tashmë ka transferuar Thiago Alcantaran nga Bayern Munichu. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.