SPORT

Wigan: Gjesti human plotëson ëndrrën e prindërve duke shfaqur në stadium fotografinë e fëmijës së tyre të ndjerë

Derisa stadiumet janë të zbrazëta si pasojë e pandemisë së coronavirusit, ndeshjet e Ligës Premier dhe ato të Championship shoqërohen me figura të ndryshme kartonësh duke i përfshirë edhe ato të tifozëve.

Një foshnje, e cila kishte ndërruar jetë në moshën pesëmuajshe, është shfaqur përmes një fotografie në ndeshjen ndërmjet Wigan Athletic dhe Blackburn Rovers.

(Foto: Nathan Stirk/Getty Images/Guliver)

Jack Stout vdiq para pesë vitesh, ndërsa porsa kishte lindur, prindërit e tij që janë tifozë të flaktë të Wiganit, kishin ëndërruar që ta dërgonin djalin e tyre në një ndeshje kur të rritej.

Dhe duke qenë se këtë nuk arritën ta bënin për shkak të sëmundjes së rëndë, ata e realizuan ëndrrën në një formë tjetër.

Nëna e Jackut, Christine Lamb, vendosi ta dërgonte një fotografi të djalit të saj që të vendosej në njërën prej ulëseve në DW Stadium. Ajo dhe babai i Jackut ishin njoftuar pikërisht në një ndeshje të Wiganit.

“Ishte gjë e bukur, dukej sikur ai më në fund shkoi ta shikonte ndeshjen e tij të parë”, ka deklaruar Christine për Wigan Today, duke shtuar se ideja ishte e fëmijëve të tjerë të saj që donin që vëllai i tyre i ndjerë të ishte në njërën prej fotografive.

Image

Ajo është mahnitur edhe nga reagimet e shumta pozitive në rrjetet sociale: “Reagimi ka qenë i çmendur. Asnjëherë nuk kisha pritur aq shumë komente që na kanë ardhur”. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.