Show Biz

Whitney Houston kishte ndërprerë romancën me gjini të njëjtë “për hir të karrierës së saj”

Whitney Houston kishte anuluar lidhjen e saj të të njëjtës gjini me shoqen e ngushtë Robyn Crawford sepse ajo mendonte se kjo do ta “bënte më të vështirë udhëtimin e saj muzikor”.

Robyn ka folur në lidhje me lidhjen e saj me ikonën e muzikës, shtatë vjet pas vdekjes tragjike të yllit, në memoaret e saj të reja, “A Song For You: My Life with Whitney Houston”.

Çifti u takuan në vitin 1980 kur Robyn ishte 19 vjeç dhe këngëtarja e So Emotional ishte pothuajse 17 vjeç, dhe e arritën një lidhje të fortë, e cila sipas shoqes së muzikantes shumë shpejt u bë intime, shkruan KOHA Ditore.

“Ne donim të ishim bashkë”, tha Robyn. “Dhe kjo do të nënkuptonte vetëm ne”.

Megjithatë, Whitney i dha fund pjesës fizike të lidhjes së tyre herët, menjëherë pasi ajo e nënshkroi një kontratë muzikore me Clive Davis në Arista, siç kujton Robyn: “Ajo tha se nuk duhet të jemi më fizikisht intime sepse kjo do ta vështirësonte udhëtimin tonë.

“Ajo tha se nëse njerëzit mësojnë për ne, ata do ta përdorin këtë kundër nesh,” shtoi ajo, duke shpjeguar, “dhe në vitet ’80 kështu ishte situata”.

Këngëtarja ia tha këtë duke ia dhuruar Robynit një dhuratë të një Bible të kaltër një ditë në vitin 1982, dhe ajo pretendoi se kishte presion edhe nga familja e Whitney, përfshirë nënën e saj, këngëtaren e zhanrit gospel Cissy Houston, që ta ndërprisnin romancën.

“Whitney më tha se nëna e saj i kishte thënë se nuk ishte e natyrshme që dy femra të ishin kaq të afërta”, tha Robyn. “Por ne ishim shumë të afërta.

“Asnjëherë nuk kemi folur për etiketimet, si lezbike apo gay,” shkruan Crawford. “Ne thjesht e jetuam jetën tonë dhe shpresoja se mund të vazhdonte ashtu përgjithmonë”.

Robyn mbajti lidhje të thella dhe shumëvjeçare me Houston, e cila kishte probleme me përdorimin e drogës dhe vdiq në vitin 2012 në moshën 48 vjeçare, dhe rrëfeu: “Whitney e di se unë e doja atë dhe unë e di se ajo më donte. Ne me të vërtetë ishim shumë të rëndësishme për njëra-tjetrën. Ne u zotuam të qëndrojmë pranë njëra-tjetrës”.

“A Song For You: My Life with Whitney Houston” do të dalë më 12 nëntor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.