SPORT

West Hami i ofron pagë 55 mijë euro në javë Ajetit

West Hami raportohet se është afër transferimit të yllit shqiptar të Baselit, Albian Ajeti.

Sipas “Sky Sports” dhe “BBC”, anglezët kanë ofruar gati 9 milionë euro për shërbimet e sulmuesit. Raportohet se lojtarit i është ofruar pagë rreth 55 mijë euro në javë, për të kaluar në Angli.

22-vjeçari sezonin e kaluar ka realizuar 15 gola në 35 ndeshje për Baselin.

Për lojtarin ditë më parë u raportua se interesim kanë shprehur disa skuadra angleze.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.