
Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger i është kthyer futbollit pasi ka arritur marrëveshje me FIFA-n për t’u bërë shef i zhvillimit global të futbollit, raporton BBC.
Kjo lëvizje e tij i jep fund spekulimeve që 70 vjeçari të bëhet trajner i Bayern Munichut, transmeton Koha.net.
Wengeri ishte larguar nga Arsenali në majin e vitit 2018, pas 22 vitesh në krye të klubit londinez, duke mos marrë në menaxhim asnjë skuadër tjetër.
Gjatë asaj kohe ai ka arritur të fitojë tre herë Premier Ligën, e shtatë herë FA Cup.
Në rolin e tij të ri francezi do të ndihmojë në zhvillimin e futbollit të burrave dhe grave, e gjithashtu aspektin teknik të këtij sporti.
add a comment