SPORT

Wenger: Hazard nuk do ta zëvendësojë kurrë Ronaldon

Real Madridi ende nuk e ka parë Eden Hazardin e vërtetë, sipas Arsene Wengerit, por edhe kur ta shohin atë, ai nuk do të zëvendësojë Cristiano Ronaldon.

Hazard regjistroi golin e tij të parë në La Liga dhe asistoi në ndeshjen e fundit të Realit para pushimit ndërkombëtar, në fitoren 4-2 ndaj Granadës e cila mbajti skuadrën e Zinedine Zidane në krye të tabelës në kampionat.

Pavarësisht pozicionit të tyre të lartë, Mbretërit ende nuk e kanë gjetur formën e tyre më të mirë dhe sidomos atë të lojtarit të tyre kryesor, Hazard.

“Ai do të jetë përgjigjja, por jo në zëvendësimin e Ronaldos, kjo është e sigurt. Ai nuk do të shënojë 50 gola në vit sepse kështu luan futboll”, Wenger për beIN Sports kur u pyet për Hazard.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.