Bota

Warren tërhiqet nga gara për presidente në ShBA

Senatorja Elizabeth Warren do t’i japë fund kandidaturës për presidente në ShBA, pas rezultateve të dobëta në Super të Martën.

Senatorja e Massachusetts ka qenë ndër garueset kryesore te Demokratët.

Por 70-vjeçarja ka dështuar të marrë vota dhe tani gara te kjo parti është fokusuar në dy kandidatë, ish-zëvendëspresidentin Joe Biden dhe senatorin Bernie Sanders.