Kombëtare

Paraburgim ndaj V.K. për keqtrajtimin e fëmijëve

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurës V.K. shtetase e Republikës së Kosovë Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës nga neni 243 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Divizionit Penal – Adem Shabani, ka vërtetuar faktin se pandehura më 08.04.2021 dhe 10.04.2021, ka ushtruar dhunë ndaj dy fëmijëve të vetë (të mitur),për çka të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa aktualisht janë strehuar në një strehimore në Ferizaj .

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtës i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij. /Kosova.info/