Kosova

VV kërkon të diskutohet në Kuvend borxhi milionësh i Telekomit ndaj…

Nënkryetarja e Kuvendit, Arberie Nagavci, në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, ka kërkuar që të futet në rend dite çështja e Telekomit të Kosovës, përkatësisht, vendimi për përmbarim lidhur me borxhin prej 24 milionë eurove që kompania publike ia ka Z-Mobile’it, e cila është në pronësi të biznesmenit Blerim Devolli.

Me vendim të Gjykatës, Telekomit i duhet që t’ia paguaj Z-Mobile’it borxhin prej 24 milionë eurove që i kanë mbetur, sipas gjobës së caktuar nga Arbitrazhi në vitin 2016.

Sipas Nagavcit, ekzekutimi i këtij vendimi ky  do ta shkatërronte Telekomin e Kosovës e rrjedhimisht do të kishte pasoja edhe në institucionet shtetërore.

“Ekzekutimi i dhunshme është i papërballueshme për funksionimin normal dhe dhënien ne shërbimeve për qytetaret e Kosovës dhe njëkohësisht rrezikon në mbylljen e kompanisë, ky ekzekutim shkakton ndërprerja e afarizmit të Telekomit për të gjitha institucionet e shtetit”, tha Nagavci

Mirëpo LDK dhe PDK nuk ishin pro që ky diskutim të mbahet sot, në kohën kur pas pak pritet të raportoj kryeministri Avdullah Hoti në lidhje me situatën e menaxhimit të pandemisë Covid-19 në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483