Kosova

VV përsëri flet për zgjedhje të reja

Mefail Bajqinovci, deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje ka folur rreth bisedimeve të partisë së tij me LDK-në e Isa Mustafës.

Ai është shprehur se populli nuk ka votuar për presidentin, por për qeverinë, kryeministrin dhe ministritë.

Më tutje, Bajqinovci është shprehur se nëse nuk formohet qeveria, zgjedhjet janë opsioni i vetëm.

Ky është postimi i tij:

Ne dëshmuam bashkëpunim. Qytetarët i varën shpresat tek ne, duke na dhënë afër gjysmë milioni vota por duke na përcaktuar ne si fitues. Pra Qeverinë e zgjodhën qytetarët, edhe kryeministrin edhe ministritë edhe programin e bashkërënduar, gjithësesi. Neve nuk po na lejojnë të shkojmë në implementim të këtij vullneti qytetarë të qartë për shkak të një funksioni shtetror si presidenti, për të cilin as paraqitëm platformë në zgjedhje e natyrisht se as nuk u votuam për të. As ne, as LDK-ja.

Ejani të ja nisim punës sepse vendi po e vuan çdo ditë mbi kurriz, mungesën e Qeverisë të votuar nga populli. Çdo ditë po avullohen miliona euro pasuri e popullit tonë nga një qeveri e cila pothuajse e ka falimentuar shtetin, nuk mund të jemi kaq komod e mos të fillojmë me qeverisjen e vendit.

Ndryshe, opcioni i vetëm janë zgjedhjet.


Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.