Kosova

VV mobilizon militantët për nisjen fushatës së egër në rrjete sociale për të linçuar

Lëvizja Vetëvendosje menjëherë pas rënies nga pushteti ka nisur mobilizimin e militantëve të saj për tu aktivizuar në fushatë agresive e të egër për të linçuar në rrjete sociale të gjithë qytetarët që nuk mendojnë sikur Vetëvendosje.

Aktivistët dhe militantët e VV janë urdhëruar që të kyçen me profile të tyre dhe profilet fake që përdorin për të sulmuar e linçuar secilin qytetarë në rrjete sociale që kundërshton ideologjinë e VV-së.

Deri tani nuk ka pasur asnjë reagim të Policisë së Kosovës nga krimet kibernetike, por mësohet se hetime të tilla tash e disa ditë po bëhen.

VV edhe në të kaluarën ka operuar me organizime të ashpra ku militantët e tyre hynë nëpër rrjetet sociale të mediave online dhe linçojnë çdo komentues e deri tek pronarët e mediave e gazetarët.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.