Kosova

VV me peticion: Jo qeveri pa zgjedhje e për vjedhje

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot një konferencë për media ku është theksuar se përmes një peticioni do të kërkohet që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Sipas këtij subjekti politik, Kosova ka nevojë për zgjedhje të reja sepse vetëm përmes tyre mund të ketë legjitimitet qeverisja e re.

“Për të dalë nga kjo krizë, si hap të parë po mbledhim nënshkrimet për peticionin që ka vetëm këtë kërkesë: zgjedhje të reja”.

“Jo qeveri pa zgjedhje e për vjedhje. Jo qeveri për ndarje e copëtim. Por zgjedhje, demokraci e zhvillim”.