EKONOMI

VV kundër buxhetit, Kurti: Kjo qeveri e ka bërë shtetin gjobitës

Buxheti i miratuar për vitin 2019 nuk i kontribuon zhvillimit ekonomik.

Kështu u shpreh Albin Kurti, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, në seancën e Kuvendit gjatë ditës së sotme.

Ai tha se janë kundër këtij buxheti, ngase buxheti i shpenzimit qeveritar dhe jo i zhvillimit socio-ekonomik, është buxheti ekonomik që do ta gërryej edhe fondin e privatizimit.

Për Kurtin numrat e buxhetit janë problematik sepse korniza makroekonomike dhe makro fiskale është e gabueshme.

“Kjo qeveri e ka bëtë shtetin gjobitës për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe shërbëtorë ndaj oligarkëve. Në qeverisje dashuria e përkushtimi maten në buxhet por kjo nuk ndodhë tek qeveria aktuale, kryeministri nuk merret me dialog, as me financa kurse tani thotë që merret më ushtrinë por për këtë nuk e ka rritur buxhetin”, tha Kurti duke theksuar se VV-ja nuk do ta mbështes buxhetin për vitin 2019-të”, tha Kurti.  /Kosova.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published.