EKONOMI

VV kërkon që numrat e Z-Mobile të rikthehen te Vala, thotë se ARKEP nuk duhet të krijojë pengesa

Lëvizja Vetëvendosje kërkon nga Telekomi i Kosovës që sa më shpejtë t’i rikthej numrat e Z-mobile.

Përmes një njoftimit për media, ata thonë se kanë kaluar 9 ditë nga përfundimi i kontratës që Telekomi i Kosovës pati me ish Z-Mobile. Sipas tyre, brenda 30 ditëve duhet që numrat e kësaj të fundit të rikthehen aty ku e kanë vendin, pra në kompaninë mëmë, në Telekomin e Kosovës.

Ata thonë se është pritshme që Bordi dhe Menanxhmeti i Telekomit të Kosovës të njoftojë publikun se kanë marrë masat në plotni dhe se brenda 30 ditëve numrat do të kthehen nën përdorimin e Valës.

“Autoriteti Rregullativ (ARKEP), Bordi dhe zyrtarët përgjegjës, marrë parasysh ligjin dhe interesin publik të mos krijojnë asnjë pengesë. Opinionet a shpjegimet që dekurajojnë, relativizojnë, pengojnë, këtë proces tejet të rëndësishëm i shkojnë përshtat dëmtuesve të Telekomit”, thuhet në njoftim.

Sipas tyre, çdokush që e vonon këtë proces, apo e devijon, do të jetë padyshim, subjekt i proceseve të ardhshme gjyqësore, ku do të përllogariten dëmet e shkaktuara nga kontrata dhjetëvjeçare PTK-Dardafone, e që sipas tyre, në të cilën ish anëtarët e bordeve kanë të Rregullatorit kanë pasur rol tejet destruktiv.

“Numrat, pra, janë të Valës sepse abonentët që i kanë ata numra e shfrytëzojnë infrastrukturën e Valës, ndaj nuk mund të jenë të askujt tjetër përveçse të Valës. Telekomi i Kosovës duhet t’i kalojë edhe praktikisht nën administrimin e vet menjëherë e pa vonesë. Alibi procedurale dhe ligjore për pritje nuk ka”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.