Kosova

VV ka vendosur që Haxhiu ta udhëheq Ministrinë e Drejtësisë

Negociatat mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së janë në fazën përfundimtare, përderisa mësohet se marrëveshja do të nënshkruhet gjatë vikendit.

Përderisa kanë kontest për postin e presidentit, VV e LDK janë dakorduar t’i marrin nga 5 ministri.

Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se 30% e ministrave do të jenë femra, ku nga dy ministri prej VV-së e LDK-së do të udhëhiqen prej femrave, kështu që do të plotësohet kuota prej 30%, që janë katër ministri prej 12 sosh sa do të jenë.

Gazeta online Veriu.info mëson se Ministria e Drejtësisë do të udhëhiqet nga Albulena Haxhiu, e cila është deputete e kësaj parti që prej vitit 2010.

Ndryshe, Albulena Haxhiu me profesion është juriste e diplomuar dhe mbanë gradën Master.