Kosova

VV-ja shënon 14 vjetorin e themelimit, Kurti nuk merr pjesë në ceremoninë e 20 vjetorit të çlirimit

Me rastin 14-vjetorit të themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje, kryetari Albin Kurti, ka mbajtur konferencë për media, shkruan Kosova.info.

Në këtë konferencë ai foli për rrugëtimin e VV-së, në formimin e saj.

Edhe në këtë konferencë, Kurti foli kundër Qeverisë së Kosovës, ku tha se kësaj Qeverie i ka ardhur fundi dhe duhet sa më shpejtë të ketë ndryshime.

“12 qershori është dita e çlirimit të Kosovës, por edhe ditëlindja e Lëvizjes sonë. Para 14 vjetëve, në murin që ndante selinë e pushtetit të UNMIK-ut prej neve që askohe konsideroheshim banorë të Kosovës dhe jo qytetarë shkruam parullën ‘JO NEGOCIATA – VETËVENDOSJE!.Kemi kundërshtuar planet dhe ndërhyrjet e Serbisë në Kosovë dhe kemi argumentuar e jemi angazhuar për afrimin e bashkimin me Shqipërinë. Mirëpo, ne nuk e shohim bashkimin e këtyre vendeve tona përmes dobësimit apo dështimit të shteteve tona, por nëpërmjet forcimit të tyre.” tha kryetari i Vetëvendosjes.