Kosova

LV-ja e bindur se Bulliqi merr mbi 46 për qind të votave në Podujevë

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LV), Besnik Bislimi, kur veç ka nisur fushata për zgjedhjet në Podujevë, tha se ato kanë rëndësi shumë të veçantë.

“Nga 12 deri më 15 nëntor kemi organizuar një sondazh me kompaninë UBO. Situata në terren është më e mirë sesa e jep sondazhi. 88.8 për qind e qytetarëve kanë deklaruar se Shpejtim Bulliqi është kandidat i pranueshëm”, tha Bislimi, transmeton KOHA.

Siç u shpreh Bislimi, 46.8 për qind do të votonin për Shpejtim Bulliqin, 42 për qind për Nexhmi Rudarin, kurse 11.2 për qind për Naim Fetahun.

“Kjo tregon që është shumë, shumë e mundur do të përfundojë të dielën, pra s’do të ketë nevojë për balotazh. I madh është numri i votuesve që ikin nga LDK-ja. 80 për qind e elektoratit që ka votuar LDK-në me 2017 do ta votojnë LVV-në”, tha tutje Bislimi.