Kosova

VV e LDK mohojnë se kërkuan nga PDK formim të koalicionit

Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar se kanë dërguar njerëz drejt Partisë Demokratike të Kosovës, për të kërkuar nga ky subjekt partiak koalicion bashkëqeverisës.

Zyrtari i VV-së, Arlind Manxhuka në një përgjigjie për Klan Kosovën është shprehur se një gjë e tillë nuk qëndron.

”Edhe sa herë duhet t’ju gënjejë Kadri Veseli që ta kuptoni VETËVENDOSJE!-n”, është shprehur shkurtimisht ai.

Njëjtë janë përgjigjur edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

”Kjo nuk është e vërtetë”, ka thënë nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Ai është shprehur se që nga votimi i mocionit të mosbesimit nuk kanë pasur asnjë komunikim mes vete.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483