Kosova

VV: Dialogu pa vija të kuqe nënkupton prekjen e territorit të vendit

Komiteti për Politikë të Jashtme i Lëvizjes Vetëvendosje, sot organizoi një diskutim mbi zhvillimet e fundit rreth dialogut me Serbinë dhe problemeve që e kanë shoqëruar atë proces.

Sipas njoftimit të VV-së, diskutimin e hapi drejtuesja e Komitetit, Fitore Pacolli. Ndërsa për një prezantim ishte i ftuar studiuesi gjerman Bodo Weber i cili po viziton Kosovën këto ditë.

Tema të cilën ai prezantoi ishte “Faza finale e dialogut politik, Perëndimi dhe Kosova?”.

Gjatë diskutimit aktivistë, anëtarë të komiteteve dhe deputetë të lëvizjes diskutuan mbi problemet e mëdha që u shkaktuan nga dialogu 2011-2017.

“Disavantazhin në të cilin është futur padrejtësisht Kosova, nxitimi i pajustifikuar për të rifilluar një dialog pa asnjë përgatitje dhe çka është më e rëndë tentimi për të paraqitur këtë proces si “pa vija të kuqe” duke nënkuptuar prekjen e territorit të vendit dhe mos ushtrimin e sovranitetit të plotë”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.