Kosova

Vushtrria shkon në balotazh, garë e ngushtë mes LDK’së dhe PDK’së

Me vetëm një vendvotim që ka mbetur pa u numëruar në Vushtrri, komuna ka shkuar në balotazh.

Kandidati i PDK’së për Vushtrrinë, Ferit Idrizi, ka arritur të marrë 34,88 për qind, teksa është pasuar nga kandidati i LDK’së, Xhafer Tahiri, me 33,72 për qind.

I treti është radhitur kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Arsim Rexhepi, me 26,11 për qind të votave.

[23:45]

Pas numërimit të 97,06 për qind të votave në Vushtrri, Ferit Idrizi vazhdon të prijë për kah numri i votave.

Kandidati i PDK’së për kryetar të Komunës së Vushtrrisë ka 35,10 për qind të votave, i ndjekur nga ai i LDK’së, Xhafer Tahiri, me 33,57 për qind.

Pas Tahirit radhitet kandidati i VV’së për Vushtrrinë, Arsim Rexhepi, me 25,99 për qind.

Deri më tani, pa u numëruar në Vushtrri kanë mbetur tri kuti të votimit.

[22:34]

Pas numërimit të 76,46 për qind të votave në Vushtrri, Ferit Idrizi vazhdon të prijë për kah numri i votave.

Kandidati i PDK’së për kryetar të Komunës së Vushtrrisë ka 36,64 për qind të votave, i ndjekur nga kandidati i LDK’së për kryetar, Xhafer Tahiri, me 33,98 për qind të votave.

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar komune, Arsim Rexhepi, ka 25,99 për qind.

[21:25]

Prej 63,90 për qind të votave të numëruara nga KQZ’ja, Ferit Idrizi i PDK’së vazhdon të prijë me 35,42 për qind.

Pas tij me vota është Xhafer Tahiri i LDK’së me 32,78 për qind të votave të grumbulluara në zgjedhjet komunale të 17 tetorit.

I treti është Arsim Rexhepi me 26,96 për qind të votave.

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka mbledhur 1.021 vota nga 5,418 vota të numëruara ose 7,65 për qind të tyre.

Sipas numërimeve të KQZ’së, pas tij qëndron kryetari aktual i kësaj komune, njëherësh edhe kandidat për kryetar të LDK’së, Xhafer Tahiri, me 699 vota ose 31,12 për qind.

I treti pas tij është kandidati i VV’së për kryetar të Vushtrrisë, Arsim Rexhepi, me 453 vota.

[20:40]

Prej mbi 40 për qind të votave të numëruara në Komunën e Vushtrrisë nga KQZ’ja, i pari prej kandiadtëve radhitet Ferit Idrizi i PDK’së.

Idrizi, nga 30 mijë vota të numëruara, ka marrë 35,89 për qind të votave, i ndjekur pas nga kandidati i LDK’së, Xhafer Tahiri me 32,56 për qind.

Pas tyre radhitet kandidati i VV’së për kryetar Komune, Arsim Rexhepi me 26,45 për qind.

Shfaq më shumë
//cdrvrs.com/4/3473483