Kombëtare

Vushtrria mbyll çerdhen publike për të ruajtur shëndetin e fëmijëve

Komuna e Vushtrrisë nga e marta, do të mbyllë çerdhen publike “Foleja” si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Komuna, përmes një njoftimi, bëri të ditur se në këtë çerdhe nuk ka asnjë fëmijë e as punonjës të infektuar, porse kjo masë është marrë për të ruajtur shëndetin e përgjithshëm.

Komuna e Vushtrrisë në ditët e fundit është shndërruar në vatër të COVID-19.

“Pas një vlerësimi të situatës epidemiologjike në komunën tonë e me qëllim të ruajtjes së shëndetit të fëmijëve, Shtabi Emergjent Komunal vendosi që përkohësisht të ndërpresë punën në çerdhen ‘Foleja’ në Vushtrri nga nesër, e martë 09.06.2020, deri në një njoftim tjetër. Andaj njoftojmë të gjithë prindërit që mos t’i dërgojnë fëmijët në çerdhe deri në një njoftim tjetër. Sqarojmë se, deri në këtë moment nuk kemi asnjë të infektuar, as nga stafi e as nga fëmijët që kanë qenë prezentë këto ditë në çerdhe. E vetmja arsye është të ruajmë shëndetin e fëmijëve”, thuhet në njoftimin e Komunës së Vushtrrisë.

Shfaq më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

//chooxaur.com/4/3473483