Kombëtare

Vushtrria do të bëhet me Qendër të Kompetencës

Sot do të mbahet ceremonia e organizuar nga Komuna e Vushtrrisë me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes me Luxembourg Aid & Development, për shndërrimin e  Shkollës Teknike “Lutfi Musiqi” në Qendër të Kompetencës.

Me certifikimin e kësaj qendre, certifikatat e të diplomuarve do të njihen ndërkombëtarisht.

Nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vushtrrisë dhe Projektit KSV/020 mbështetur nga Luxembourg Aid & Development për ta mbështetur Shkollën Teknike “Lutfi Musiqi”, zyrat dhe institucionet e arsimit në Komunën e Vushtrrisë.

Kjo marrëveshje me përfaqësues të organizatës qeveritare të Luksemburgut, do të nënshkruhet në Zyrën e kryetarit të Komunës Xhafer Tahiri