Rajoni

Vullnetarë serbë në konfliktin në Ukrainë

Vullnetari serbë në forcat paramilitare të ashtuquajturës “Republika popullore e Doneckut Urosh Prvulovic në një intervistë për portalin “Polit Navigator” ka folur për motivet e tij të shkuarjes në luftë, situatën në front dhe ofensivën e mundur ukrainase.

Uroshi ndodhet në Ukrainë nga marsi I 2015, dhe atje është martuar dhe krijuar familje.

Uroshi I cili ka 45 vjet, tha se ngjarjet në Ukrainë I ka përcjellë në internet, ndërsa kur sic thekson e  ka kuptuar se kundër rusëve po luftojnë “pjesëtarët e NATO-së” vendosi që ai të kyçet në luftën e Donbasit.

“Kam vendosur të shkojë në luftë kur kam parë se në anën e ukrainasve ka trupa të NATO-së”, tha ai.

Ai tha se në Doneck ka njoftuar Dejan beriqin edhe vullnetarë tjerë dhe se ata janë bërë vullnetarë për shkak të dashurisë që kanë ndaj Rusisë.

“Këtu jeton populli rusë dhe kemi ardhë për ta mbrojtur. E duam Rusinë pasi shumë rusë kanë qenë vullnetarë në Serbi, thotë ai duke shtuar se pas të gjithave që ka kaluar , dhe ka sjellë në front  sigurisht që ka bërë gjënë e vërtetë”.  /KI/

https://www.youtube.com/watch?time_continue=267&v=uJZMXiiUOho