Rajoni

Vuçiqit i zbulohet një superskandal

Presidenti i Partisë Popullore serbe, Vuk Jeremiq ka thënë se Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq është në gjendje të paguaj sa të jetë e nevojshme, në mënyrë që ta aranzhojë një bisedë të vetme telefonike me presidentin amerikan, Donald Trump.

Sipas Jeremiq, Vuçiq ka shprehur qëllimin e tij tek lobisti amerikan Kori Levandovski, shkruan Periskopi.

Për televizionin serb Nasa, Jeremiq ka thënë se Levandovski do ta vizitojë Beogradin më 23 dhe 24 prill, kur edhe do të takohet me të për t’u marrë vesh për çmimin.

“Vuçiqi së pari pretendonte se nuk e njihte Levandovskin dhe se me këtë mbiemër njihte vetëm një futbollist, e pastaj një person i një organizate joqeveritare tha në TV PINK se Levandovski do të vijë në Beograd për të mbajtur një ligjëratë”, ka thënë Jeremiq.