Vuçiqi takon Macronin në Bruksel: E njoftova për presionin në rritje ndaj serbëve në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka takuar homologun e tij francez, Emmanuel Macron në Bruksel.

Në njoftimin që Vuçiqi ka bërë në Instagram, ai ka thënë se takimi ka qenë “i përzemërt”, teksa ka thënë se me të kanë shkëmbyer mendime për një sërë çështjesh të rëndësishme, si dhe për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të partneritetit ndërmjet Serbisë dhe Francës.

Ndër të tjera, Vuçiqi tha ta ketë njoftuar Macronin “për zhvillimin e situatës në Kosovë, si dhe për presionin në rritje ndaj popullit serb”, i cili, sipas tij, “është vënë në pozitë jashtëzakonisht të vështirë pas lëvizjeve të fundit të” Kosovës.

Takimi është zhvilluar në kuadër të samitit të parë global për energjinë bërthamore në Bruksel.

Go to TOP