Rajoni

Vuçiqi shpall gjendje të jashtëzakonshme në Serbi shkaku i koronavirusit

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e ka shpallur të dielën gjendjen e jashtëzakonshme në tërë territorin e shtetit të tij, shkaku i koronavirusit.

Pas takimit me kabinetin qeveritar dhe shtabet e krizave, i pari i Serbisë iu është drejtuar qytetarëve të tij, duke bërë të ditur se vendimi për gjendjen e jashtëzakonshme hyn në fuqi në momentin e publikimit në Gazetën Zyrtare, gjë që, si ka shtuar, është menjëherë, raporton Fonet, transmeton Koha.net.

“Serbia prej sot është në luftë kundër një kundërshtari të padukshëm, i rrezikshëm dhe mizor, i ndaj të cilit duhet të fitojë”, ka thënë ai.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.